E rëndë në Përrenjas! 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pas një konflikti, përfundon në pranga

E rëndë në Përrenjas! 69-vjeçari i vë flakën bashkëshortes pas një konflikti, përfundon në pranga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Karakavec të Përrenjasit, ku një 69-vjeçar dyshohet se i ka vënë flakën bashkëshortes së tij pas një konflikti në familje. Sipas të dhënave të para, dhuna në familje kishte qenë e vazhdueshme prej kohësh dhe viktima kishte qenë e pajisur me urdhër mbrojtjeje gjatë tre muajve të fundit. Sipas policisë, Gani Danga ka lyer me benzinë gruan 67-vjeçare dhe më pas i ka vënë flakën. Menjëherë pas ngjarjes, 67-vjeçarja është transportuar mbrëmë drejt spitalit rajonal të Elbasanit, ku pasi mori ndihmën e nevojshme mjekësore u transportua për në repartin e djegieve në Tiranë. Paraprakisht, burime spitalore bëjnë me dije se ajo ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 69-vjeçari është arrestuar, ndërsa materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për...