E rëndë në malësinë e Librazhdit! Rrufetë asgjësojnë tufën e dhive në Spathar, shpëton për mrekulli bariu i moshuar

E rëndë në malësinë e Librazhdit! Rrufetë asgjësojnë tufën e dhive në Spathar, shpëton për mrekulli bariu i moshuar

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën malore të Librazhdit ku kushtet atmosferike kanë qenë tepër ekstreme. Sipas informacioneve të siguruara nga banorë dhe barinj të zonës, gjatë stuhisë janë regjistruar dhjetëra goditje rrufesh në Parkun Kombëtar të Shebenikut, në Malësinë e Sopotit, Polisit, Xhyrës, Dardhës dhe Spatharit, duke krijuar momente paniku dhe frike për banorët që ndodheshin në kullota dhe zona të hapura. Ngjarja më dramatike ka ndodhur në fshatin Spathar në Njësinë Administrative Qendër, në vendin e njohur si “Arrës”, ku një tufë dhish është goditur nga rrufeja. Si pasojë e shkarkesës së fuqishme elektrike, të gjitha bagëtitë kanë ngordhur në vend, duke i shkaktuar një dëm të konsiderueshëm ekonomik familjes së bariut. Burime nga zona bëjnë me dije se në momentin...