E rëndë në Itali, një shqiptar humb jetën në aksident, një tjetër plagoset! Vdes dhe italiani, shkak dyshohet…
Dy persona humbën jetën, mes të cilëve një shqiptar, dhe një u plagos në një aksident të rëndë në Rrugën Shtetërore Appia 7 në Itali ditën e djeshme, në zonën Pastorano. Ngjarja ndodhi midis pikës së pagesës së autostradës Capua dhe daljeve Pignataro Maggiore. Në aksident u përfshinë një “Fiat Stilo” dhe një automjet komercial “Piaggio Porter”. Viktimat janë një italian 69-vjeçar dhe një shtetas shqiptar 42-vjeçar. Tragjedia ndodhi rreth orës 13:50 të së dielës, më 19 korrik. Pas përplasjes, të dy automjetet mbetën të palëvizshme në qendër të rrugës. Sipas një rindërtimi fillestar, Piaggio Porter hyri në rrugën shtetërore Appia nga një rrugë dytësore dhe u godit nga Fiat Stilo, i cili po udhëtonte me shpejtësi të lartë. Zjarrfikësit nga Komanda Provinciale e Casertës,...
Burimi:
sot.com.al