E rëndë/ Mjeti bujqësor përfundon në kanal, plagoset drejtuesi dërgohet në spital
Aksident në fshatin Çërravë të Pogradecit. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se një mjet bujqësor ka dalë nga rruga duke u rrëzuar në përroin e fshatit. Për pasojë, drejtuesi i mjetit ka marrë dëmtime dhe është dërguar në spitalin e Pogradecit për mjekim. Deri më tani, mësohet se nuk paraqet rrezik për jetën. Policia Rrugore ka mbërritur në vendngjarje për të bërë zbardhjen e rrethanave të aksidentit.
Burimi:
sot.com.al