E rëndë/ 50-vjeçari gjendet i pajetë në banesë, dyshohet se…
Një 50-vjeçar është gjetur i pajetë në banesën e tij në fshatin Dvoran. Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se viktima ka pësuar arrest kardiak ndërsa policia është njoftuar nga fqinjët. 50-vjeçari jetonte i vetëm pasi ishte divorcuar disa vite më parë nga bashkëshortja ndërsa kjo e fundit me fëmijët jetojnë jashtë shtetit. Policia po kryen veprimet lidhur me rastin ndërsa trupi është çuar për ekspertizë në morgun e spitalit të Korçës.
Burimi:
sot.com.al