E rëndë/ 48-vjeçari i jep fund jetës duke u vetëvarur, u gjet nga…
Një 48-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në banesë në lagjen nr 18 të qytetit të Korçës. Sipas informacioneve paraprake, mësohet se viktima jetonte i vetëm pasi ishte divorcuar nga bashkëshortja. Kanë qenë familjarët që nuk kanë mundur dot të kontaktojnë me 48-vjeçarin gjatë ditës dhe kanë njoftuar policinë. Këta të fundit, kanë shkuar në banesë ndërsa është ndërhyrë për hapjen e derës dhe e kanë gjetur personin të varur në dhomë. Dyshohet se shkak është bërë gjendja e rënduar psikologjike e 48 vjeçarit. Trupi do të dërgohet në morg ndërsa vijojnë veprimet për rastin.
Burimi:
sot.com.al