E pazakontë në Tiranë/ Tentoi të grabiste marketin në Kinostudio, autori kundërshton policinë, shoqërohet i plagosur
Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në kryeqytet në zonën e Kinostudios në një supermarket ku një person ka tentuar të grabiste disa produkte. Autori ka kundërshtuar me forcë policinë. Ai mbeti i lënduar gjatë marrjes me dhunë të disa produkteve brenda dyqanit dhe bëhet me dije se është shoqëruar nga autoambulanca. Rrethanat janë ende nën hetim nga policia.
Burimi:
sot.com.al