“E kanë kuptuar që…”/ Rama në ‘Flasim’, thumbon PD-në: Procesi është i pandalshëm dhe bllokimi s’ekziston

“E kanë kuptuar që…”/ Rama në ‘Flasim’, thumbon PD-në: Procesi është i pandalshëm dhe bllokimi s’ekziston

Kryeministri Edi Rama, në episodin e radhës të podcastit “Flasim” ka folur edhe në lidhje me seancën e fundit në Kuvend, ku opozita votoi pro rezolutës që lidhej me anëtarësimin në Bashkimin Europian. “Më vjen mirë që ndodhi diçka e tillë, do të ishte mirë të ndodhte më shumë kur bëhet fjalë për anëtarësimin në BE, por edhe një herë ka vlerën e vet. E kanë kuptuar që procesi është i pandalshëm dhe bllokimi i shumë përfolur nuk ekziston, që së shpejti do të vijë edhe lajmi i mirë në kalimin në hapin tjetër të procesit e do të nisë puna e mbylljes së kapitujve. Bashkimi është i mirëseardhur”, tha ai.