E akuzuar për abuzime me tenderat e AKSHI-t, flet për herë të parë në “Top Story” Mirlinda Karçanaj: U gjenda në një botë të kthyer përmbys

E akuzuar për abuzime me tenderat e AKSHI-t, flet për herë të parë në “Top Story” Mirlinda Karçanaj: U gjenda në një botë të kthyer përmbys

Gjykata e Lartë vendosi që të ndryshojë masën e sigurisë për ish-drejtoreshën e AKSHI-t, Mirlinda Karçanaj, nga arrest shtëpie në detyrim paraqitjeje, ndërsa akuzat ndaj saj nga SPAK janë për abuzime me tenderat në institucionin që ajo drejtonte, AKSHI. Këtë mbrëmje, pak ditë pas ndryshimit të masës, ajo flet për herë të parë në Top Story, ku shprehet se është gjendur në një histori që nuk është e saj. “Unë nuk kam zgjedhur të hesht, por e kam pasur të pamundur të flas. Jam gjendur befas në një botë që isha e papërgatitur, botë e kthyer përmbys. Kam jetuar e mbyllur jo vetëm brenda katër mureve, por me atë vetminë e fajësisë të paracaktuar, e goditur me gurë nga të katërta anët. Por dhe me...