Dyshohet se kishte ndërruar jetë prej ditësh, 60-vjeçarja gjendet e pajetë në Maliq
Një 60-vjeçare është gjetur e pajetë në fshatin Sheqeras të Maliqit. Sipas informacioneve paraprake, 60-vjeçarja mund të ketë rreth 3 ditë që ka ndërruar jetë. Viktima i përket komunitetit rom dhe është gjetur pak më parë në banesë. Nga këqyrja paraprake nuk ka shenja dhune ndërsa grupi hetimor po kryhen hetimet për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.
Burimi:
sot.com.al