Dyshohet se i dha vilë ryshfet Ballukut, merret në hetim biznesmeni Pandeli Carapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

Dyshohet se i dha vilë ryshfet Ballukut, merret në hetim biznesmeni Pandeli Carapuli! Dyshime edhe për pastrim parash

Prokuroria e Posaçme vijon me intensitet veprimet hetimore për dosjen Balluku. Këtë të premte SPAK i ka komunikuar zyrtyarisht biznemenit Pandeli Carapuli statusin e personit nën hetim për pastrim parash. Carapuli dyshohet se i dha ish zv. Kryeministres, ryshfet një vilë luksoze në fshatin Gjilekë, Dhërmi, pasi Belinda Balluku e favorizoi në tenderin 1 milionë eurosh kur ishte drejtoreshë e Albcontrol. Po këtë të premte agjentët e BKH pyetën në lidhje me dosjen Balluku edhe drejtorin aktual të Hekurudhës Shqiptare, ish kreu u ARRSH, Ergys Verdho. Dje Prokuroria e Posaçme njoftoi ashpërsimin e akuzat ndaj ish zv. kryeministres Belinda Balluku. Përveçse e pandehur për shkelje në tendera, Balluku është regjistruar si person i dyshuar edhe për korrupsion e pastrim parash, në lidhje me vilën 145...