Dyshohet se grabiti argjendarinë në Kamëz, Gjykata lë në burg Elez Hysën
Në Gjykatën Penale po mbahet seanca për masën e sigurisë ndaj Elez Hysës, i arrestuar si i dyshuar për grabitjen e argjendarisë “Roy” në Kamëz. Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, raporton se në gjyqin me dyer të mbyllura, prokurori kërkoi masën “burg” me afat 60-ditor, që u pranua nga Gjykata. Sipas prokurorit, ka indicie që i riu është përfshirë në ngjarje. Nga ana tjetër, avokati Alfred Gjoni kërkoi që gjykata ta shpallë ndalimin të paligjshëm. Top Channel
Burimi:
top-channel.tv