Dyshohet se abuzoi seksualisht me të renë me probleme, shpallet në kërkim 42-vjeçari në Lushnjë, në pranga një tjetër
Një ngjarje e paprecedentë është regjistruar në qytetin e Lushnjës ku një 27-vjeçare me probleme të shëndetit mendor, është abuzuar seksualisht nga një 42-vjeçar. Ky i fundit i identifikuar si Saimir Meçani është shpallur në kërkim, për veprën penale “Marrëdhënie seksuale ose homoseksuale me persona të pazotë për t’u mbrojtur”. Sipas njoftimit të policisë, e reja është paraqitur në komisariat së bashku me dy familjarë të saj dhe në prani të një psikologu, ka kallëzuar një ditë më parë se ka rënë pre e dhunës seksuale. Ndërkohë në pranga ka ra rënë vëllai i 27-vjeçares. Blutë bëjnë me dije se 32-vjeçari u arrestua pasi gjatë kohës që motra e tij po bënte denoncimin, dyshohet se ai ka djegur me lëndë djegëse, automjetin e nënës së...
Burimi:
sot.com.al