Dy automjete përplasen në Rrugën e Kombit, 2 të plagosur
Një aksident rrugor është regjistruar këtë të diel në Rrugën e Kombit, në segmentin Milot–Rrëshen, pranë Rubikut. Dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin, ndërsa për shkak të forcës së përplasjes dy persona kanë mbetur të plagosur. Të lënduarit janë transportuar për të marrë ndihmën mjekësore, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet dhe rrethanat e aksidentit. gijotina.com/
Burimi:
gijotina.com