Durrës/ Sekuestrohen 798 steka cigare kontrabandë në Port, arrestohet 34-vjeçari me AK-47
Policia ka goditur dy raste të tentativës për të futur kontrabandë cigare në Shqipëri nëpërmjet Portit të Durrësit, ku një shtetas është arrestuar në flagrancë dhe përgjegjësi i hotelerisë së një trageti është proceduar penalisht. Në total janë sekuestruar 798 steka cigare pa pullë fiskale, një armë zjarri automatike AK-47, një automjet dhe dy celularë. Njoftimi i policisë: Në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kontrabandës së mallrave që paguajnë akcizë, Drejtoria Vendore për Kufirin dhe Migracionin Durrës, në bashkëpunim me Seksionin për Hetimin Ekonomik dhe Financiar në DVP Durrës dhe autoritetet doganore, finalizoi operacionin policor të koduar “Trageti”. Bazuar në informacionet e siguruara se në një automjet mund të kishte qindra steka cigare me qëllim futjen...
Burimi:
sot.com.al