“Duhet ndalur”, Rama për protestat: Hajvanët që përdorin kërcënime dhe bullizëm po shfaqin frymë fashiste
Në episodin e sotëm të podkastit ‘Flasim’, kryeministri Edi Rama foli për protestat, që kanë hyrë në ditën e 15-të. Në lidhje me frymën e protestës, ai u shpreh se një pjesë e kësaj sjelljeje vjen nga individë që, sipas tij, ushtrojnë presion dhe kërcënime ndaj atyre që kanë mendime të ndryshme, duke i cilësuar disa prej tyre si “hajvanë”. “Fryma fashiste nuk ka nevojë për uniforma dhe për armë. Fryma fashiste është fryma që thotë: “Shqipëria është e shqiptarëve”, pra, të gjithë të tjerët jashtë nuk janë të mirëseardhur. Siç ishte Gjermania e gjermanëve dhe u bë “delja e zezë” e Europës për vite, vite të tëra pastaj. “Greqia është e grekëve”, thoshin këta hajvanët e Agimit të Artë, që u bënë një problem...
Burimi:
sot.com.al