“Dua që puna ime të kryhet në mënyrën e duhur”/ I nominuari i Trump për rolin e Ambasadorit në Shqipëri: Do lehtësoj aktivitetin e bizneseve amerikane

“Dua që puna ime të kryhet në mënyrën e duhur”/ I nominuari i Trump për rolin e Ambasadorit në Shqipëri: Do lehtësoj aktivitetin e bizneseve amerikane

I nominuari i Presidentit Donald Trump për rolin e Ambasadorit në Shqipëri, Eric Wendt, u ndal te bizneset amerikane që operojnë në vendin tonë dhe në Ballkan. Ai u shpreh se do të jetë një “avokat” i këtyre bizneseve, ndërsa u ndal dhe te korrupsioni, duke thënë se SPAK ka bërë një punë efektive në këtë pjesë. “Nuk jam familjarizuar me bizneset në Shqipëri. E di që puna ime si Ambasador i SHBA-së është të lehtësoj aktivitetin e bizneseve amerikane. Dua që puna ime të kryhet në mënyrën e duhur. Sa i përket korrupsionit, e them me siguri që SPAK-u, sipas asaj që kam lexuar, besoj se ka qenë shumë efektiv. Unë do të sigurohem që të jem një avokat për bizneset amerikane”, tha Wendt....