Droga si karamele për të rinjtë/ Policia sinjalizon shkollat, kapet punishtja në Durrës
Shpërndarësit e drogës gjithmonë janë investuar për të gjetur forma dhe metoda të reja për të joshur të rinjtë dhe adoleshentët në konsumimin e lëndëve narkotike. Së fundmi është vërejtur një trend në rritje i shpërndarjes së një lloji të ri kanabisi laboratorik në formë xhelatine apo karamelesh. Në vetëm 5 muajt e parë të këtij viti, policia ka sekuestruar rreth 700 gram të kësaj droge të re. Ajo që e bën shqetësuese situatën është aksesimi i lehtë që të rinjtë dhe adoleshentët kanë për të siguruar këtë drogë, e cila tregtohet kryesisht online. Nga hetimet, policia ka identifikuar edhe një ambient në Durrës ku kjo drogë përpunohej në formë karamelesh prej xhelatine. Nisur nga pamja jo tipike, kjo drogë në dukje e parrezikshme, por...
Burimi:
ntv.al