Drejtori i Përgjithshëm Hita: Do të kontribuojmë maksimalisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe kërcënimeve…

Drejtori i Përgjithshëm Hita: Do të kontribuojmë maksimalisht në luftën kundër krimit të organizuar dhe kërcënimeve…

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të Qendrës së Çaktivizimit të Armëve të Vogla e të Lehta dhe pajisjeve për funksionimin e saj. Hita e cilësoi këtë ceremoni si një moment të rëndësishëm për Policinë e Shtetit dhe për të gjitha institucionet që kontribuojnë në sigurinë, stabilitetin dhe luftën kundër përhapjes dhe keqpërdorimit të armëve të vogla e të lehta. “Mbi të gjitha, ky moment lidhet drejtpërdrejt me sigurinë e fëmijëve tanë, që janë e ardhmja e këtij vendi, çka përbën prioritetin më të lartë në punën tonë të përditshme. Bashkëpunimi prej më shumë se 4 vitesh me OSBE-në dhe partnerët ndërkombëtarë sot po konkretizohet me ngritjen e kësaj qendre moderne”, tha Hita. Ai theksoi se...