Dramë për Gjermaninë, Paraguai i eliminon pas 11 metërshave nga Botërori 2026
Ndodh surpriza e parë e madhe në Kupën e Botës 2026. Gjermania, katër herë kampione e botës është jashtë turneut pasi e pa veten të eliminohej sot nga Paraguai në fazën e 1/16-ave. Në Boston ndeshja ishte dramatike pasi për 120 minuta skuadrat barazuan 1-1, duke ia lënë vendin ‘ruletës së penalltive’. Nga pika e bardhë skuadra amerikano-latine ishte më e saktë duke fituar 4-3. Në raundin e 1/8-ave Paraguai do të ndeshet me fituesin e çiftit Francë – Suedi. NDESHJA – Pjesa e parë e sfidës foli për Paraguain, me ekipin e Gustavo Alfaro që e mbylli pjesën e parë në epërsi 0-1 pas golit të shënuar nga Julio Enciso në minutën e 42-të. Fraksioni i dytë solli edhe golin e barazimit për Gjermaninë...
Burimi:
ntv.al