Drafti i PS për shkrirjen e 15 bashkive, Tabaku: Lojë numrash! I shërben vetëm qeverisë
Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka kritikuar draftin e Partisë Socialiste për reformën e re administrativo-territoriale, duke e cilësuar propozimin për reduktimin e numrit të bashkive si një “lojë numrash” që, sipas saj, i shërben vetëm interesave të qeverisë dhe jo qytetarëve. Përmes një video në rrjete sociale, Tabaku u shpreh se reforma territoriale duhet të kishte në qendër përmirësimin e shërbimeve, forcimin e demokracisë lokale dhe rritjen e përgjegjësive të pushtetit vendor, por sipas saj, propozimi aktual ndjek të njëjtën filozofi si reforma e vitit 2015. Sipas saj, në vend që të analizohen problematikat e reformës së vitit 2015, qeveria po propozon një tjetër reformë të hartuar me të njëjtën metodë dhe me objektiva politikë. “Në vend që të analizohen gabimet dhe problemet...
Burimi:
gijotina.com