Draft-raporti i KE, për shtetin ligjor: Qëndrimi i shumicës për rastin Balluku ngriti shqetësime!

Draft-raporti i KE, për shtetin ligjor: Qëndrimi i shumicës për rastin Balluku ngriti shqetësime!

Rrëzimi nga ana e shumicës socialiste i kërkesës për arrestimin e ish zëvendëskryeministres Belinda Balluku “ngriti shqetësime në lidhje me parimet e kontrollit dhe balancës, si dhe të barazisë para ligjit”. Vlerësimi është pjesë e draft raportit të përvitshëm që Komisioni Europian harton për gjendjen e shtetit ligjor në Shqipëri. Drafti, ende konfidencial, i siguruar nga Report TV, vëren se si kërkesa e Prokurorisë së Posaçme ashtu dhe masa e mëhershme e pezullimit të saj nga detyra çuan në “reagime të konsiderueshme negative nga degët ekzekutive dhe legjislative, duke përfshirë sulme të drejtpërdrejta kundër SPAK-ut”. Edhe nisma e socialistëve për të zgjeruar rrethin e zyrtarëve të lartë që nuk mund të pezullohen nga detyra “kontribuoi në një perceptim për pandëshkueshmëri”, shkruhet në dokumentin e Brukselit....