DOSJA/ Provat që çuan SPAK te prona e fshehtë e Ballukut në Dhërmi! U tradhtua nga llogaria e ‘Netflix’ dhe antena…
Prokuroria e Posaçme nuk ka asnjë dyshim se Vila në kompleksin turistik “White Rocks” në Dhërmi që formalisht rezulton në emër të ish futbollistit të njohur Igli Tare, i përket në fakt, ish-zëvendëskryeministres Belinda Balluku. Janë një sërë hetimesh dhe provash të grumbulluara, të pasqyruara në dosjen që Report TV disponon, të cilat duket se nuk lënë shumë hapësirë për interpretim. Kontrolli në vilë ka zbuluar objekte që i përkasin familjarëve të saj, madje dhe llogaria në “Netflix” në televizorin e banesës, është hapur nga emaili i saj. Komunikimet e zbuluara në celularët dhe postën elektronike të vartësve të Ballukut e identifikojnë vilën si “të Belës” apo “shefes”. Të dhënat e telefonisë celulare, sipas SPAK, por edhe një llogari e Netflix në emër të Ballukut,...
Burimi:
sot.com.al