Dosja “Partizani”/ Dëshmon ish-ministri Pango: S’mbaj mend gjë nga sporti! Prioritet ishte turizmi, kanë kaluar 18 vite

Dosja “Partizani”/ Dëshmon ish-ministri Pango: S’mbaj mend gjë nga sporti! Prioritet ishte turizmi, kanë kaluar 18 vite

Ka nisur gjyqi i themelit për dosjen “Partizani”. Në seancën e sotme, ashtu si në herët e tjera, nuk ishte i pranishëm në sallë i pandehuri Sali Berisha, r Në gjykatë është paraqitur si dëshmitar ish-ministri Ylli Pango, i cili është marrë në pyetje nga SPAK për rrethanat e periudhës kur ka ushtruar detyrën. Pango ndryshoi ligjin për sportet për t’i hapur rrugë ndërtimit të 19 kullave nga dhëndri i Berishës, Jamarbër Malltezi. I pyetur nga prokuroria, Pango tha se nuk mban mend detaje pasi asokohe nuk kishte ngjarje në terrenet sportive dhe se prioritet ishte turizmi. Pjesë nga dëshmia Prokurorja: Kur keni qenë ministër? Pango: Mars 2007-mars 2009. Prokurorja: Klubi shumë sportësh ka kaluar në 2003 te MKRS. A ishte e regjistruar apo e...