Dosja “Meta”/ SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun

Dosja “Meta”/ SPAK jep pretencën për Fatime Kryemadhin, Piro Xhixhon dhe Ema Çokun

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) ka paraqitur pretencën përfundimtare në procesin gjyqësor ndaj Fatime Kryemadhit, Piro Xhixhos dhe Ema Çokut. Piro Xhixhon, SPAK e ka shpallur fajtor për akuzën e korrupsionit të kryer në bashkëpunim dhe ka kërkuar dënimin me 4 vite e 6 muaj burg. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, dënimi reduktohet në 3 vite burg. Për shkak të moshës dhe rrethanave familjare prokuroria ka kërkuar të konvertohen në 4 vite shërbim prove. Ndërkohë, për Fatime Kryemadhin, SPAK ka kërkuar 7 vite e 6 muaj burg. Si rezultat i gjykimit të shkurtuar, dënimi ulet në 5 vite burg, ndërsa prokuroria ka kërkuar pezullimin e ekzekutimit të tij dhe konvertimin në 5 vite shërbim prove për shkak të moshës....