Dosja e Sterilizimit, Beqaj kërkon rrëzimin e akuzës: Ligji nuk e përkufizon qartë veprën penale
Akuza për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën” ka një problem themelor ligjshmërie (nuk ka sesi te vjedhesh dike nese ai ta jep pasurine e vet me pëlqimin e tij) Në procesin penal lidhur me koncesionin e “menaxhimit të integruar të instrumentarit kirurgjikal”, për veprimet dhe mosveprimet e mia si ministër i Shëndetësisë, akuzohem për “vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, sipas nenit 135 të Kodit Penal. Kjo akuzë ngre një problem themelor: çfarë quhet “vjedhje” sipas ligjit penal shqiptar? Neni 134 i Kodit Penal aktual, që flet për vjedhjen, nuk jep një përkufizim të sjelljes së ndaluar. Ai parashikon vetëm dënimin. Pra, ligji nuk thotë qartë se cili veprim konkret përbën vjedhje. Në një shtet të së drejtës, ligji penal duhet të jetë i shkruar, i qartë dhe...
Burimi:
sot.com.al