“Dorëheqje e penegociueshme e Kryeministrit”/ Qëndresë, qytetari dhe entuziazëm në rrugë, protestuesit të vendosur
“Rama në burg”, “Berisha në burg”, “Arrestoni Ballukun”, “Shqipëri e Re”, “Revolucion janë thirrjet e protestuesve gjatë marshimit të tyre në rrugët e kryeqytetit. Shqiptarët janë në revoltë kundër Ramës. Kjo është protesta e 25 kundër kryeministrit Rama, qeverisë së korruptuar. Dhe kërkohet dorëheqja e tij e panegociueshme. Protesta nisi në orën 19:00 në sheshin “Skënderbej” dhe me pas vijoi marshimi drejt Kryeministrisë. Megjithëse ishte një mot me shi, stuhi, për disa orë, protestuesit nuk e ndalën protestën. Pas disa orësh tubim para godinës së Ramës dhe thirrjeve për dorëheqjen e tij, protestuesit vijuan marshimin në rrugët e kryeqytetit. Një protestë si asnjëherë më parë në Shqipëri, një qëndresë prej 25 ditësh dhe që është paralajmëruar të vijojë deri në largimin e Ramës. Më 20...
Burimi:
sot.com.al