“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

“Dorëheqja e Ramës dhe qeveri teknike”, zbardhen kërkesat e protestës

Grupi koordinues i protestës doli mbrëmjen e së hënës me një deklaratë zyrtare, në ditën e 23-të të tubimit. Deklarata që u lexua para Kryeministrisë vijon si më poshtë: Në emër të grupit koordinues të protestës, duke dëgjuar propozimet e sovranit për 22 ditë me radhë, po dalim sot para jush me këtë deklaratë për të sqaruar protestuesit, si gjithë bashkëkombasit tanë, qofshin ata të pranishëm fizikisht apo ata që na mbështesin me zemër dhe me mendje, se kjo protestë mbarëpopullore dhe paqësore kërkon sa më poshtë: 1. Dorëheqjen e panegociueshme të kryeministrit dhe qeverisë. 2. Krijimin e një qeverie teknike tranzitore, jopartiake, me mandat 12-mujor. 3. Ndryshime kushtetuese, ku të gjithë shtetasit shqiptarë të jenë të barabartë para ligjit, si dhe miratimi i saj...