“Do ta çojmë çështjen në Strasburg”, avokatët e Veliajt: Nuk ka arsye për ta mbajtur në burg

“Do ta çojmë çështjen në Strasburg”, avokatët e Veliajt: Nuk ka arsye për ta mbajtur në burg

Avokatët mbrojtës të kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Plarent Ndreca dhe avokati britanik Ben Brandon, zhvilluan këtë të enjte një konferencë për mediat, ku kërkuan lirimin e menjëhershëm të Veliajt dhe njoftuan se do ta çojnë çështjen në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut (GJEDNJ) në Strasburg. Gjatë fjalës së tij, avokati Plarent Ndreca u ndal te vonesat në shqyrtimin gjyqësor të masës së sigurimit ndaj Veliajt, të cilat, sipas tij, janë kthyer në një problem më vete. Ai tha se, pavarësisht vendimit të Gjykatës Kushtetuese që kërkonte përshpejtimin e procesit, Gjykata e Lartë nuk ka marrë ende një vendim edhe pas nëntë muajsh. Sipas Ndrecës, mbajtja në paraburgim e një kryetari bashkie të zgjedhur nga qytetarët nuk justifikohet më nga asnjë...