Divjaka ‘shkrihet’ me Lushnjen? Kryebashkiaku i PS kundër Ramës: Ndihem i tradhtuar!
Reforma e re territoriale ka shkaktuar përplasje edhe brenda radhëve të socialistëve. Kryetari socialist i Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, ka kundërshtuar publikisht propozimin për shkrirjen e bashkisë që drejton dhe bashkimin e saj me Bashkinë Lushnjë, duke dalë krah qytetarëve në protestën kundër ndryshimit të hartës administrative. Gorrea tha se përfshirja e Divjakës në listën e bashkive që pritet të shkrihen e ka surprizuar, duke e cilësuar njoftimin si një “bombë”. AI ka deklaruar se është ndjerë i tradhtuar edhe nga mënyra se si është prezantuar ky propozim. Sipas tij, varianti i propozuar nuk mund të konsiderohet një reformë e mirëfilltë territoriale, pasi nuk mbështetet në kritere të qarta dhe nuk merr parasysh të dhënat demografike dhe zhvillimin e zonës. “Ju falenderoj që jeni pjesë...
Burimi:
gijotina.com