Ditë tipike vere, e premtja sjell mot të ngrohtë e të kthjellët
Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët e vranësira të pakta deri mesatare kalimtare nga orët e mesditës deri ato të pasdites. Era do të fryjë me drejtim verilindje – veriperëndim me shpejtësi mesatare 7 m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-2 ballë.
Burimi:
sot.com.al