Dita e 30 e protestës/ Një grup protestuesish futen te Politekniku, arsyeja
Edhe këtë të hënë qytetarët kanë dalë në protestë teksa sot shënohet dita e 30-të e saj. Grumbullimi i protestuesve si çdo herë tjetër, ka nisur në orën 19:00 dhe pas disa minutash nisi marshimi i qytetarëve drejt Kryeministrisë. Protestuesit shihen me pankarta dhe flamuj në duar. Pavarësisht temperaturave të larta ata kanë vijuar protestën e tyre. Gjatë marshimit ata bëjnë thirrje për dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama. ‘Rama jepe dorëheqjen’, ‘Dorëheqje’, ‘Shqipëri e re’, janë disa nga thirrjet që thërrasin qytetarët një zëri. Në protestë pritet të jenë të pranishëm edhe 6 eurodeputetë. Edhe në protestën e sotme ka prani të fëmijëve të mitur të cilët mbajnë në duar pankarta të ndryshme. Në protestë ka edhe të moshuar të cilët po sfidojnë temperaturat e...
Burimi:
opinion.al