Dita e 26-të, nis protesta e qytetarëve
Ka nisur në kryeqytet dita e 26-të e protestës qytetare. Protestuesit kanë nisur grumbullimin e zakonshëm në sheshin ‘Skënderbej’, për të vazhduar më pas marshimin në bulevardin ‘Dëshmorët e Kombit’ dhe për t’u stacionuar para Kryeministrisë aty ku do mbajnë edhe fjalimet. Me pankarta në duar dhe flamuj, qytetarët kanë brohoritur thirrjen e përhershme: Rama n’burg, Berisha n’burg.
Burimi:
opinion.al