Dita e 15-të e protestës, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e Kryeministrit Rama
Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej, ndërsa më pas pritet të marshojnë drejt Kryeministrisë, duke ndjekur të njëjtin itinerar si në protestat e mëparshme. Protesta vjen në vijim të mobilizimeve të ditëve të fundit kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit, si dhe për të kërkuar largimin e kryeministrit Edi Rama. Organizatorët kanë bërë thirrje për pjesëmarrje qytetare, ndërsa kërkesat kryesore mbeten dorëheqja e qeverisë, rishikimi i statusit të investitorëve strategjikë dhe anulimi i ndryshimeve ligjore që, sipas protestuesve, cenojnë zonat e mbrojtura. Ashtu si në protestat e mëparshme, pjesëmarrësit pritet të ndalen fillimisht para godinës së Kryeministrisë, ku do të mbahen fjalime dhe më pas marshimi të vijojë në...
Burimi:
opinion.al