Dita e 15 e protestës,qytetarët: Nëse duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, do ta bëjmë
Ka nisur pasditen e kësaj të diele protesta e 15-të qytetare në Tiranë. Qytetarët kanë filluar grumbullimin në Sheshin Skënderbej, ndërsa më pas kanë marshuar drejt Kryeministrisë, duke ndjekur të njëjtin itinerar si në protestat e mëparshme. Protesta vjen në vijim të mobilizimeve të ditëve të fundit kundër projektit të investimit në zonën e Zvërnecit, si dhe ndaj politikave të qeverisë. Ndërsa në podium po mbaheshin fjalimet, aktivisti Alben Kola u bëri thirrje protestuesve të mos hidhnin flakadanë, duke theksuar se mes të pranishmëve kishte gra dhe fëmijë. “Nëse duhet të flemë këtu, këtu do të flemë. Nëse na duhet ta rrethojmë Kryeministrinë, këtu do ta rrethojmë. Nëse duhet të rrethojmë Parlamentin, këtu do ta rrethojmë”, u shpreh një tjetër protestues. Organizatorët kanë bërë thirrje...
Burimi:
opinion.al