‘Diella’/ Reagon Gazment Bardhi: Kushtetuese nuk ka shpallur vendimin, për çështjen e emërimit të Ministres virtuale

‘Diella’/ Reagon Gazment Bardhi: Kushtetuese nuk ka shpallur vendimin, për çështjen e emërimit të Ministres virtuale

Kreu i Grupit Parlamentar të PD Gazment Bardhi ka reaguar me një postim ne faqen e tij ne facebook për shkeljen e ligjit nga Gjykata Kushtetuese. Sipas deputetit demokrat Kushtetuese nuk ka shpallur vendimin për çështjen e emërimit të Ministres virtuale ‘Diella’. GAZMENT BARDHI: Më 23 shtator 2025, opozita iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për konstatimin e shkeljes së Kushtetutës në rastin e emërimit të ministres virtuale “Diella”. Edhe pse po bëhet një vit nga paraqitja e kësaj kërkese, Gjykata Kushtetuese ende nuk ka dhënë drejtësi kushtetuese për këtë çështje, duke tejkaluar çdo afat të arsyeshëm për shqyrtimin dhe vendimmarrjen. Edhe më shqetësues është fakti se shqyrtimi i kësaj çështjeje ka përfunduar në seancën e 26 majit 2026, siç rezulton nga njoftimi zyrtar i...