Diaspora, startup-et shqiptare promovohen në Zvicër dhe Gjermani

Diaspora, startup-et shqiptare promovohen në Zvicër dhe Gjermani

“Albanian Startups Diaspora Roadshow”, turi promovues i ekosistemit shqiptar të inovacionit në dy nga tregjet më potenciale të Europës – Zvicër dhe Gjermani – u përmbyll me sukses në Berlin, pas ndalesave në Zyrih më 18 maj dhe më pas në 20 maj, në Dyseldorf. Në të tre aktivitetet morën pjesë aktorë të rëndësishëm, nxitës dhe mbështetës, të inovacionit, ekspertë, mentorë, biznesmenë dhe investitorë potencialë nga diaspora shqiptare. Ata u njohën nga afër me zhvillimet më të fundit të ekosistemit të inovacionit në Shqipëri, si edhe me projektet konkrete të startup-eve pjesëmarrëse në këtë tur promovues, të organizuar nga Startup Albania dhe EU4Innovation. Gjatë takimeve, startup-et shqiptare prezantuan produktet, idetë dhe vizionin e tyre për zhvillim, duke ndarë gjithashtu nevojat për investime dhe partneritete strategjike....