Diagnoza në banakun e Farmacisë/ Kur ilaçi shitet pa vizitë dhe pa recetë

Diagnoza në banakun e Farmacisë/ Kur ilaçi shitet pa vizitë dhe pa recetë

“Kam dhimbje fyti”, “kam temperaturë”, “më dhemb stomaku”, “më jep diçka të fortë”. Mjaftojnë pak fjali dhe qytetari mund të largohet nga farmacia me disa kuti ilaçesh, pa u vizituar, pa kryer analiza dhe pa pasur një diagnozë të mirëfilltë. Farmacia duhet të jetë një hallkë e rëndësishme e sistemit shëndetësor, ku pacienti merr barin e përshkruar, këshillohet për mënyrën e përdorimit dhe paralajmërohet për efektet anësore apo ndërveprimet e mundshme. Por kufiri mes këshillimit farmaceutik dhe diagnostikimit rrezikon të zhduket kur vendimi për trajtimin merret drejtpërdrejt në banak. Qytetari tregon simptomat, farmacisti bën disa pyetje dhe në fund propozon një ose disa barna. E gjithë kjo mund të ndodhë pa kontroll fizik, pa njohur historinë e plotë shëndetësore dhe pa ditur nëse personi përdor...