Dhunoi dhe mori zvarrë protestuesin në Zvërnec, arrestohet roja private
Një nga rojet private që dhunoi dhe mori zvarrë protestuesin në Zvërnec, është arrestuar mbrëmjen e sotme. Më herët, policia njoftoi se ka vënë nën hetim 2 rojet private që tërhiqnin prej krahësh një protestues në Zvërnec, teksa ky i fundit kishte humbur ndjenjat për shkak se u grushtua nga roje i tretë.
Burimi:
sot.com.al