Dhunë për pronën në Golem, e moshuara tregon plagët dhe akuzon policinë: Më morën zvarrë, po më grabisin shtëpinë

Dhunë për pronën në Golem, e moshuara tregon plagët dhe akuzon policinë: Më morën zvarrë, po më grabisin shtëpinë

Një konflikt për pronën në bregdetin e Golemit, në Kavajë, ka rikthyer në vëmendje çështjen e pronave dhe historinë e 70-vjeçares Sheko Ademi, e cila pretendon se prej 3 vitesh po përballet me tentativa për tjetërsimin e pronës së trashëguar nga i ati. Sipas saj, përplasjet janë shoqëruar me incidente të përsëritura, të dokumentuara edhe nga kamerat e sigurisë, ndërsa episodi më i fundit lidhet me pretendimet për dhunë gjatë shoqërimit nga policia. “5 makina policie nëna. Këto zvarrë e bjer, këto duart e mija janë goditur nga shkelmat e policëve te koka. Fut e bjer e fut e bjer, a më ra të fikët s’mora vesh më. Kap një nga koka, një nga këmbët, një përplas, zvarrë më nxorën. Kam shenja në trup gjithandej”,...