Dhuna ndaj protestuesve në Zvërnec nga rojet private, reagon ministri i Brendshëm: Të ndiqen penalisht
Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, kërkon që rojet private që dhunuan qytetarët të cilët protestonin kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec, dhe kompanitë ku ata janë punësuar, të marrin ndëshkimin e merituar, sipas ligjit, sa më parë. “Rojet private të pronës nuk kanë asnjë të drejtë të përdorin forcë ndaj askujt dhe jo vetëm ata si individë duhet të ndiqen penalisht, siç po ndiqen po edhe për kompaninë e tyre hetimi administrativ për paaftësi totale në ushtrimin e aktivitetit të autorizuar, duhet të mbyllet sa më parë të jetë e mundur”,- shkruan Lamallari. Përmes rrrjeteve sociale, Lamallari dënon gjithashtu edhe indiferencën e pajustifikueshme të punonjësve të policisë së Vlorës, të cilët në fakt ishin të shumtë në vendin e protestës. Reagimi i plotë...
Burimi:
sot.com.al