Dhuna dhe spray i hedhur nga rojet privatë ndaj protestuesve në Zvërnec, Bido: T’i hiqet licenca kompanisë së sigurisë
Deputeti i Partisë Socialiste, Ardit Bido, ka dënuar hedhjen e spray-t me piper dhe dhunën e ushtruar nga disa roje privatë ndaj protestuesve në Zvërnec të Vlorës, njëri prej të cilëve u tërhoq zvarrë. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Bido shprehet se arrestimi i rojës privat Gerald Biba dhe nisja e hetimeve ndaj të gjithë zinxhirit komandues të Policisë në Vlorë për këtë ngjarje, është për t’u përshëndetur. Teksa kërkon heqjen e licencës kompanisë së sigurisë ‘Major Security’ Bido shprehet se shteti ka vetëm një autoritet dhe forca e shtetit nuk mund të privatizohet. Ditën e djeshme dhjetëra qytetarë protestuan kundër ndërtimit të një resorti në zonën e Zvërnecit në Vlorë, i cili po ndërtohet nga kompania “Zvërnec South Adriatic Development”. Reagimi i Ardit...
Burimi:
sot.com.al