Dhjetëra pasuri për t’u sekuestruar/ SPAK nis përkthimin e materialit për kërkesë-ekstradimin e Ermal Beqirit

Dhjetëra pasuri për t’u sekuestruar/ SPAK nis përkthimin e materialit për kërkesë-ekstradimin e Ermal Beqirit

Procedura për ekstradimin e biznesmenit Ermal Beqiri nga Franca drejt Shqipërisë nuk ka përfunduar ende. Sipas burimeve pranë grupit të përkthyesve të licencuar të gjuhës frënge, të cituara nga gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha, Ministria e Drejtësisë është ende në procesin e përkthimit të dokumentacionit që do t’i dërgohet autoriteteve franceze. Dosja përfshin vendimin e Gjykatës së Posaçme për masën e sigurisë “arrest në burg”, të dhënë në dhjetor 2025, si dhe një sërë aktesh nga fashikulli hetimor që do t’i bashkëngjiten letërporosisë për ekstradim. Për shkak të volumit të madh të materialeve, pritet të nevojiten edhe disa ditë për përfundimin e procedurës dhe dërgimin e saj në Francë. Paralelisht, SPAK po përgatit edhe një kërkesë të dytë për ndihmë juridike, përmes së cilës...