Detaje nga operacioni kundër narkotikëve në kryeqytet, në pranga 31-vjeçari/ Policia sekuestron 1000 fara kanabis të ardhura nga Kanadaja, vlera arrin në 10 mijë euro

Detaje nga operacioni kundër narkotikëve në kryeqytet, në pranga 31-vjeçari/ Policia sekuestron 1000 fara kanabis të ardhura nga Kanadaja, vlera arrin në 10 mijë euro

Droga vijon të mbetet një nga sfidat kryesore në kryeqytet. Pavarësisht operacioneve të herëpashershme kundër lëndëve narkotike, shpërndarja e kokainës, kanabisit dhe drogave sintetike vazhdon të jetë një fenomen shqetësues. Në zonën e njohur si “Fusha e Aviacionit”, forcat e Komisariatit Nr. 2 zhvilluan një operacion, ku u sekuestruan 1000 fara kanabisi, të cilat dyshohet se do të kultivoheshin në ambiente të mbyllura. Këto fara dyshohet se kanë ardhur nga Kanadaja dhe janë të modifikuara gjenetikisht për të prodhuar kanabis me përmbajtje të lartë THC-je, me rendiment të lartë dhe në kohë më të shkurtër. Vlera në treg e farave të sekuestruara llogaritet rreth 10 mijë euro. Në kuadër të këtij operacioni, u arrestua edhe poseduesi i tyre, 31-vjeçari Renis Aliaj, i cili i kishte...