Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka brenda institucionit, si ia rrëmbeu paratë nga dora

Detaje nga grabitja në bankë, autori ndoqi qytetaren deri te arka brenda institucionit, si ia rrëmbeu paratë nga dora

Detaje të reja mësohen lidhur me grabitjen e ndodhur këtë paradite në një bankë në kryeqytet. Gazetarja e Top Channel Dorjana Bezat, bën me dije se autori ka ndjekur një të moshuar e ishte nisur drejt bakës për të depozituar para. Ai është futur pas saj në institucion dhe me një mjet në dukej si armë e ka kërcënuar dhe i ka grabitur para që do të dorëzonte në arkë. Ai ka qenë i pajisur me kokore, dhe menjëherë pas grabitjes është larguar pa gjurmë me anë të një skuteri. Policia ka ngritur disa pika kontrolli dhe po punon për identifikimin dhe arrestimin e autorit.     Top Channel