Dështimi i madh i Aeroportit të Vlorës, kompania gjermane e Mynihut largohet përfundimisht nga Shqipëria, mbyll…
Kompania që menaxhon aeroportin e Mynihut ka vendosur të mbyllë degën e saj në Shqipëri duke braktisur përfundimisht projektin për menaxhimin e Aeroportit të Vlorës. Kapitali ka mësuar se bordi i drejtorëve të shoqërisë Munich Airport International GmbH ka vendosur mbylljen përfundimtare të degës së hapur në Shqipëri, përmes likujdimit të saj. “Bordi i drejtorëve ka vendosur që është në interesin më të mirë të shoqërisë t’i ndërpresë veprimtaritë e degës së saj në Shqipëri dhe të fillojë proçedurat përkatëse të likujdimit dhe çregjistrimit në përputhje me legjislacionin shqiptar,” thuhet në vendimin e Bordit të Munich Airport International GmbH. Kompania që menaxhon aeroportin e Mynihut erdhi në Shqipëri në mars të vitit të kaluar me qëllimin e vetëm për operuar Aeroportin e Vlorës. Sipas kontratës...
Burimi:
sot.com.al