Dëshmon sot në gjyqin për “Partizanin”, Taulant Balla: I qëndroj kallëzimit tim deri në fund, rast i pastër korrupsioni

Dëshmon sot në gjyqin për “Partizanin”, Taulant Balla: I qëndroj kallëzimit tim deri në fund, rast i pastër korrupsioni

Taulant Balla është paraqitur sot në GJKKO për të dëshmuar për gjyqin ndaj Sali Berishës, dhëndrit të tij, dhe disa të tjerëve të pandehur në atë që njihet dosja “Partizani”. Kërkesa për këtë dëshmi u bë nga Berisha dhe u pranua nga Gjykata, në seancën e shkuar. Para se të futej në sallë Balla tha se i qëndron plotësisht kallëzimit të bërë dhe se ky është rast i korrupsionit të lartë. “A i qëndroj kallëzimit tim? I qëndroj fjalë për fjalë, ky është rasti tipik i korrupsionit të nivelit të lartë”, tha Balla. Top Channel