Deputeti: U shemb sapo u ndërtua! Rama i premtoi Gjinarit rilindje, por banorët po shohin vetëm rrënoja
Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi ka denoncuar dëmtimin e rrugës së sapondërtuar në Gjinar nga kompania “Alko Impex Construction”. Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Himçi e ka cilësuar si simbol të keqmenaxhimit të fondit prej 97 milionë lekësh. Sipas Himçit, projekti që u prezantua si investim për turizmin është kthyer në një shenjë dështimi, ndërsa kërkon transparencë dhe përgjegjësi për një rrugë që po dëmtohet pak kohë pas përfundimit. “Si mund të quhet investim kur rruga, sapo e ndërtuar, ka nisur të shembet nën këmbët e qytetarëve? Si mund të flitet për zhvillim turistik, kur zemra e Gjinarit është shndërruar në një skenë të turpit publik? Çarja e asfaltit nuk është thjesht një defekt teknik – është një metaforë e gjallë...
Burimi:
gijotina.com