Deputetët e PD me maska dhe përballje frontale, çfarë nuk u pa në protestën e tetë të opozitës

Deputetët e PD me maska dhe përballje frontale, çfarë nuk u pa në protestën e tetë të opozitës

Protesta e tetë kombëtare e thirrur sot nga opozita, e nisur në orën 19:00 është mbyllur pas rreth një orë e gjysmë. Kjo protestë u karakterizua nga përplasje mes protestuesve dhe policisë, që këtë herë u mundua të jetë më parandaluese. Protesta nisi si gjithnjë, e qetë, por pa fjalimet karakteristike të deputetëve dhe të kryetarit të PD, Sali Berisha. Në një podium të improvizuar u mbajtën vetëm disa thirrje kundër qeverisë dhe kryeministrit Rama. Më pas, protesta u tentua të spotohej me marshim drejt Ministrisë së Brendshme, por policia, siç e pati paralajmëruar, mori masa për t’i ndaluar me një kordon të madh efektivësh, ujë dhe gaz lotsjellës. Ky ishte edhe momenti që ngjalli reagimet e dhunshme. Fillimisht molotovët shpërthyen pranë kordonit të policisë...