Denoncimi i Zhupës: Punimet në bypassin Sarandë-Himarë pa masa sigurie, rrezik për qytetarët dhe turistët
Deputetja e Partisë Demokratike, Ina Zhupa, ka denoncuar kushtet në të cilat po kryhen punimet për ndërtimin e bypass-it në aksin Sarandë–Himarë, duke ngritur shqetësime për mungesën e masave të sigurisë dhe rrezikun që, sipas saj, u kanoset qytetarëve dhe turistëve. Përmes një reagimi të shoqëruar me video, Zhupa shprehet se në kantier mungojnë masat minimale të sigurisë, ndërsa në rrugë ka gurë të rënë, shkëmbinj që rrezikojnë të shemben, si dhe makineri që punojnë pa sinjalistikën e nevojshme. Sipas saj, një situatë e tillë krijon rrezik të vazhdueshëm për përdoruesit e këtij aksi rrugor, i cili është ndër më të frekuentuarit në jug të vendit, veçanërisht gjatë sezonit turistik. “Rruga e re e bypass-it në aksin Sarandë–Himarë po ndërtohet pa masat minimale të sigurisë....
Burimi:
gijotina.com